Shtatë marinarë amerikanë konsiderohen të zhdukur pas ndeshjes së luftanijes shkatërruese amerikane dhe një anije tregtare te bregdeti i Japonisë, njoftuan zyrtarë amerikanë dhe japonezë.
Sipas informacioneve të para, në incident është lënduar kapiteni i anijes amerikane dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Askush nga anija tregtare nuk është lënduar.
USS Fitzgerald u ndesh me anijen tregtare, e cila po lundronte nën flamurin filipinas, rreth orës 2.30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, rreth 56 mile nautike në jugperëndim të qytetit japonez Jokosuka, thuhet në kumtesën e marinës amerikane.
Kërkimet për personat e zhdukur është në rrjedhë, tha zëdhënësi i rojës bregdetare japoneze Joshihito Nakamura. Ai ka shtuar se nuk e di nëse marinarët e zhdukur kanë rënë në det me rastin e ndeshjes, ose nëse kanë mbetur të ngujuar në pjesën e dëmtuar të luftanijes shkatërruese.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...