Rreth 42,000 persona rezultojnë të zhdukur në Ukrainë, konfirmoi Ministria e Brendshme në vend. Shifra përfshin civilë dhe ushtarë, saktësoi Dmytro Bohatiuk, drejtues në departamentin e personave të zhdukur.
Që prej shpalljes së një pushtimi të paprovokuar, në shkurt të vitit 2022, nga Rusia, mijëra njerëz janë zhdukur, miliona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe nuk dihet nëse janë vrarë apo janë arratisur.
Sipas Bohatiuk, më parë shifra ishte 51,000 të zhdukur, por duke përfshirë edhe të burgosurit e luftës.
Gjithashtu, ai u shpreh se është një sfidë e vërtetë identifikimi i ushtarëve të vrarë, pasi para se ata të dërgohen në luftë, nuk merren kampione gjaku dhe mostra gjenetike të tyre./abcnews/
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...