Edhe pas më shumë se gjashtë muaj luftë, Rusia nuk arriti të arrijë një nga qëllimet e saj kryesore në Ukrainë – pushtimin e plotë të rajonit të Donetsk.
Rusia arriti të pushtojë rajonin lindor të Luhanskut, por luftimet jashtëzakonisht të rënda vazhdojnë në të gjithë Donetsk, transmeton portal arbresh.info
Për shkak të kësaj, Presidenti rus, Vladimir Putin u detyrua që të ndryshojë afatin për pushtimin e Donetskut nga 31 gushti në 15 shtator, pretendon shtabi kryesor i forcave të armatosura të Ukrainës.
Ushtria ukrainase njoftoi se forcat ruse po rigrupohen për të rritur numrin e ushtarëve në perëndim të qytetit të Donetsk. Instituti amerikan për luftë tha se nuk ka gjasa që Rusia të jetë në gjendje të pushtojë të gjithë Donetsk deri më 15 shtator./arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...