Google ADS

Lufta në Gaza, vritet djali i ministrit të Izraelit

21:52 | 7 Dhjetor 2023
.

Djali i ministrit të kabinetit qeveritar izraelit Gadi Eisenkot është vrarë gjatë luftimeve në Gaza.

Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur Benny Gantz, kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar të Izraelit, i cili e konfirmoi lajmin në një postim në rrjetin social “X”.

Ushtria izraelite nuk ka thënë saktësisht se si vdiq Gal Meir Eisenkot, por raportoi se ai u vra në luftime në Gazën veriore.

Gantz e quajti 25-vjeçarin “një hero të të gjithë popullit të Izraelit” dhe tha se ai “do të mbahet mend përgjithmonë”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai dhe gruaja e tij, Sarah, ishin “zemërthyer” për vrasjen e tij.

“Heronjtë tanë nuk ranë kot. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore”, tha ai.

Kujtojmë se që prej nisjes së luftimeve në Gaza, me mijëra persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale