“Lufta e Tretë Botërore do të ishte bërthamore”

12:16 | 3 Mars 2022
A. B.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov është paraqitur në një konferencë shtypi në Moskë.

Ministri ka thënë se presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se alternativa e vetme ndaj sanksioneve është një luftë e tretë botërore – dhe Lavrov vazhdon duke thënë se një luftë e tretë botërore mund të jetë vetëm “luftë bërthamore”, shkruan BBC.

Siç pretendon ai, kjo është vetëm në kokat e politikanëve perëndimorë – dhe nuk është në kokat e popullit rus.

“Nëse bëhet një luftë e vërtetë kundër nesh, atëherë ata që bëjnë plane të tilla duhet të mendojnë për këtë dhe për mendimin tim plane të tilla po bëhen”, citohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë, siç shkruan Al Jazeera, ministri i Jashtëm i Rusisë ka thënë se sulmi i Moskës ndaj Ukrainës synon, ndër të tjera, të sigurojë që fqinji i saj të mos bashkohet me aleancën ushtarake transatlantike të NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Lavrov i tha televizionit shtetëror rus se forcat e vendit po sulmonin objektiva ushtarake.

Ai shtoi se fuqitë perëndimore ishin të vetëdijshme për shqetësimet e Moskës dhe tha se do të duhej t’i adresonin ato në një moment, përpara se t’i referohej sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj si një “taksë mbi pavarësinë”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale