Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka udhëtuar drejt Rusisë për të takuar homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Të dy liderët pritet të diskutojnë për shqetësimet e Izraelit rreth zgjerimit të bazës ushtarake të Iranit në Siri, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
“Unë do të diskutoj me Presidentin Putin praninë e ushtrisë iraniane në Siri, të cilën ne e kundërshtojmë fuqishëm”, tha Netanyahu.
Rusia ndërhyri në luftën civile në emër të Presidentit Bashar al-Assad në vitin 2015. Forcat iraniane, Hezbollahu dhe militantët myslimanë shiitë gjithashtu mbështesin Asadin.
Izraeli ka frikë se Irani mund të vazhdojë të ketë qëndrim të përhershëm në Siri, duke shtrisë kërcënim nga Libani fqinjë, i cili arsenal të gjerë raketor.
Netanyahu gjithashtu ka theksuar se do të diskutojë me Putinin për “përpjekjet e Iranit për ta kthyer Libanin në një vend gjigand raketor, një vend që për goditje precize kundër Izraelit”, të cilën gjë ai tha “ne nuk e tolerojmë”./arbresh.info/
SMS mashtrues në qarkullim, Policia paralajmëron: Në shënjes...
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ-së, Haxhiu: Do të veproj...
Dyshohet për mashtrim me 42 prona, vlera arrin rreth 3 milio...
Përurohet ura e re në Pejë, Muhaxheri: Do të lehtësojë qarku...
Fahrije Hoti konfirmon kandidaturën për deputete: Nuk do t’j...
Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm: 12 skuadrat që kan...