Ka ndërruar jetë vajza rumune që ra në lumin Tamiz gjatë atentatit terrorist të muajit të kaluar në Westminster të Londrës.
Andreea Cristea, e cila që prej asaj dite ka qëndruar e shtruar në spital, bëhet kështu viktima e pestë e sulmit terrorist.
Më 22 mars, atentatori Khalid Masood vërshoi me furgonin e tij ndaj një grupi njerëzish, duke shtypur 3 prej tyre dhe më pas goditi për vdekje me thikë një polic, para se të qëllohej për vdekje nga agjentët e tjerë.
Cristea, 31 vjeçe dhe me profesion arkitekte, ndodhej në Londër për të festuar ditëlindjen e të fejuarit të saj Andre Burnaz. Madje, ky i fundit kishte në plan që t’i propozonte edhe për martesë.
Ka qenë familja e vajzës që ka njoftuar vdekjen e saj, që ka ndodhur të enjten mbrëma.
“Pasi luftoi me vdekjen për dy javë rresht, shumë e dashura dhe e pazëvendësueshmja jonë Andreea u rrëmbye nga jeta e saj në mënyrën më mizore, më brutale e më të pashpirt”, deklaroi familja.
Edhe kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan u shpreh “thellësisht i keqardhur” kur mori vesh për vdekjen e Andreea Cristeas.
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00