Donald Trump më 20 janar do të betohet si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa një pjesë e artistëve me famë botërore kanë refuzuar pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e inaugurimit të tij si president.
Më poshtë është lista me emrat e muzikës që kanë refuzuar:
Refuzimi elegant i Celin Dion
Sipas TMZ, Celin Dion ka refuzuar ftesën presidenciale sepse “ishte e zënë”.
Rok bendi e ka refuzuar ftesën e presidentit të ri. Kjo, duke iu referuar statusit të gruas së liderit Gene Simmons, Shannon, në profilin e saj në Twitter.
Garth Brook nuk do të jetë
Nuk do të jetë në këtë mbrëmje edhe ylli i muzikës ‘country’, Garth Brooks, i cili ka konfirmuar refuzimin e tij të madh.
Shakaja e Chainsmokers
Një gazetar, ndoshta për shaka kishte shkruar se dy te bashkuarit nën emrin “The Chainsmokers” do të marrin pjesë në natën e inaugurimit në 20 janar. Batuta është përgënjeshtruar nga menaxheri i bendit, transmeton Dritare.net.
Ylli i ri i “America’s got Talent”
Jackie Evancho, mbretëresha gjashtëmbëdhjetë vjeçe e spektaklit të eksportuar në të gjithë botën është një ndër nga të paktët artistë, të konfirmuar në ditën e inaugurimit të Donald Trump.
Dhimbja e stomakut të kërcimtarëve
Edhe asambleja e kërcimit “The Radio City Rockettes” ka konfirmuar se do të marrë pjesë në evenimentintin e 20 janarit. Megjithatë, disa balerina janë në mëdyshje, të zëna ngushtë dhe të shqetësuara, asnjëra nga balerinat me ngjyrë nuk ka vendosur të marrë pjesë.
Ice T
Ice T ka hedhur në Twitter refuzimin e tij zyrtar, të cilin e ka marrë nëpërmjet telefonit: “Nuk jam përgjigjur, pastaj kam bllokuar numrin e atij që më telefonoi”.
Gjendja e Rebeccas
Këngëtarja britanike Rebecca Ferguson ka sqaruar se do të marrë pjesë, vetëm nëse interpreton këngën “Strange Fruit”, një këngë e bërë e famshme nga Billie Holiday, e cila u bë himn i fushatës, anti-raciste në botë.
JO-ja e paralajmëruar e Adam Lambert
I intervistuar nga BBC-ja për pjesëmarrjen e tij të mundshme në koncertin për nder të Donald Trump, kantautori u përgjigj se “nuk do të marrë para nga një tip i tillë”.
Refuzoi edhe Matt Healy nga “The 1975”
Edhe Matt Healy, udhëheqësi i grupit të rokut britanik “The 1975”, do të jetë i gatshëm nëse do ta ‘superpaguante’. Por , do të plaste një revoltë”.
Refuzojnë edhe Dixie Chicks
Edhe grupi i ‘countryt’, e përbërë vetëm nga femra ka shpjeguar, nëpërmjet menaxherit të tyre që nuk do të pranonte kurrë një ftesë të atillë.
Batuta e Rick Astley
“Varet se sa i madh është çeku”, i është përgjigjur pyetjes së BBC-së për një pjesëmarrje të mundshme në mbrëmjen e 20 janarit. Por, pak më vonë ka shtuar “Sidoqoftë, si Donald Trump apo kushdo tjetër, nuk jam i sigurt që do të luaja për një president amerikan. Për të qenë i sinqertë, nuk ka vend për një artist britanik”.
Të pavendosurit Beach Boys
Beach Boys kanë qenë të ftuar në fillim të janarit, dhe nuk e kanë zgjidhur akoma çështjen e pjesëmarrjes së tyre për ditën e inaugurimit.
Hashim Thaçi: Pushtetin në Kosovë e kam marrë me fitore në z...
Veseli në Hagë: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam krye...
Hashim Thaçi e nis fjalimin duke uruar shqiptarët për Pavarë...
Thaçi në Hagë: Millosheviqi nisi luftën, aleanca ndërkombëta...
Thaçi mbyll deklaratën në Hagë: “Jam i pafajshëm për çdo aku...
Sytë nga Haga, Arbresh.info transmeton fjalimet e katërshes ...