Një udhëheqës politik palestinez i burgosur për 18 vitet e fundit u la i lirë mbrëmë nga një burg izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Hassan Fatafta, udhëheqësi i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, u arrestua në vitin 2003 për akuza se po planifikonte vrasje të izraelitëve.
Ai u lirua nga burgu Ofer në Ramallahun perëndimor në Bregun Perëndimor të okupuar.
Duke folur për AA pas lirimit të tij, ai tha se të burgosurit e mbajtur nga Izraeli mbeten të përkushtuar për çështjen palestineze.
“Palestinezët duhet të ruajnë frymën e luftës së tyre për të arritur qëllimet për të cilat këta të burgosur luftuan dhe për të cilët janë burgosur”, tha Fatafta.
Gjendje alarmante në Liqenin e Batllavës – mbulohet ng...
Macron kërkon rifillim të negociatave: Fola me Trumpin për h...
Mbappe: Të luash për Real Madridin, klubin më të mirë në bot...
Operacioni kundër narkotikëve në Komunën e Ferizajt, arresto...
Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në nismat pë...
HRW: Sulmet e Izraelit ndaj depove të naftës në Iran mund të...