Ish- presidenti i Izraelit, Moshe Katsav është liruar me kusht pas pesë viteve burg për përdhunim.
Një gjykatë izraelite ka vendosur të lirojë me kusht Kastav, 71-vjecar, pasi kreu pesë nga shtatë vitet burg që i ishin përcaktuar, transmeton arbresh.info.
Dy kërkesat e mëparshme të lirimit me kusht i ishin refuzuar.
Kastav dha dorëheqje nga posti në vitin 2007 pasi u akuzua për përdhunim dhe ngacmim seksual. Megjithatë, ai gjatë tërë kohës i ka mohuar akuzat.
Avokati Katsav së, Zion Amir, tha se klienti i tij shpërtheu në lot kur mësoi lajmin.
“Ishte një udhëtim shumë i gjatë,” tha ai për radion e ushtrisë izraelite.
Në nëtor të vitit 2011, Gjykata e Lartë e Izraelit unanimisht mbështeti dënimin për Katsav për përdhunimin e një ish-punonjëse, kur ai ishte një ministër kabineti në vitet 1990 dhe për ngacmimet seksuale gjatë kohës kur ishte president.
Katsav lindi në Iran dhe u bë presidenti i parë izraelit që do të vinte nga një vend mysliman./Arbresh.info
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...