Kleriku pakistanez, Hafiz Saeed, i akuzuar nga SHBA-të dhe India për sulmet e 2008-tës në Mumbai është liruar.
Saeed, për të cilin SHBA-të kishin vendosur një çmim prej 10 milion dollarësh për “kokën” e tij, ishte në arrest shtëpiak në qytetin Lahore, transmeton portali arbresh.info
Një gjykatë këtë javë urdhëroi lirimin e tij, duke hedhur poshtë argumentet e qeverisë se ai ishte një kërcënim për sigurinë publike.
Sulmet e koordinuara nga personat e armatosur në Mumbai kanë lënë të vdekur më shumë se 160 persona.
Saeed ka mohuar përfshirjen e tij në sulm./arbresh.info/
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit