Është liruar themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange.
Lirimi i tij ka ndodhur pas ai ka arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi akuzat për spiunazh.
Assange, e ka pranuar fajin për një akuzë të krimit, për marrjen dhe zbulimin e dokumenteve të klasifikuara në lidhje me ushtrinë amerikane dhe sistemet e sigurisë kombëtare, shkruajnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv
Ai pritet të dënohet me 62 muaj burgim, të cilët tashmë i ka përfunduar.
Raportohet se seanca dëgjimore do të mbahet të mërkurën në ishullin Saipan dhe pas përfundimit ai do të kthehet në shtëpinë e tij në Australi.
Betejat e tij ligjore dhe luftimet kundër ekstradimit, për në ShBA, morën fund pas 13 vjetësh.
Ai rrezikoi të përballet me burgim të përjetshëm apo edhe me vdekje.
Ky është 42-vjeçari që mbeti i vdekur në aksidentin në Carra...
KQZ-ja i përditëson të dhënat, numërohen 99.72% e votave
Jashari mposht Gjimshitin, Atalantas i duhet punë në ndeshje...
Në prag të Shën Valentinit, Melinda konfirmon lidhjen romant...
Cozman nga studio jep lajmin për këngën e re
Aksident në Carralevë, vdes shoferi i veturës pas përplasjes...