Policia në Teksas ka nisur kërkimin për Troy Dugasin (36 vjeç), i cili gabimisht u lirua nga burgu edhe pse duhej të vuante një dënim pesëvjeçar.
Zyra e sherifit të qarkut Harris konfirmoi se Dugas u lirua pasdite dhe publikoi një fotografi të tij, raporton nbcnews.
Sipas zyrës së sherifit, Dugas duhej të fillonte vuajtjen e dënimit pesëvjeçar për sulm ndaj një anëtari të familjes, plus një dënim shtesë dyvjeçar për shmangie nga arrestimi. Të dyja incidentet për të cilat u dënua kanë ndodhur në qarqe afër Houstonit.
Autoritetet shpjeguan se Dugas ishte në burgun e qarkut Harris që nga 14 gushti për akuza të tjera lokale, të cilat më pas u hedhën poshtë, duke çuar në lirimin e tij.
“Do të kryhet një hetim i thellë për të përcaktuar rrethanat që çuan në lirimin e gabuar të Dugasit nga burgu”, thuhet në njoftim.

“Indikacionet paraprake tregojnë se stafi i burgut nuk dokumentoi siç duhet dënimin shtetëror në dosjen e tij, gjë që çoi në supozimin e gabuar se Dugas plotësonte kushtet për lirimin pasi akuzat e qarkut Harris kundër tij u hodhën poshtë”, thuhet më tutje.
Zyra e sherifit nuk ka dhënë ende përgjigje për kërkesat për informacione shtesë. Ata kanë publikuar përshkrimin e Dugasit: është 185 cm i gjatë, peshon 97 kg dhe ka një tatuazh në qafë.
Autoritetet i kanë bërë thirrje publikut që nëse e shohin apo kanë informacion për vendndodhjen e tij, të telefonojnë menjëherë numrin emergjent 911. /Telegrafi/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...