Janë liruar gjashtë punonjës pakistanezë të rrëmbyer gjashtë muaj më parë.
Ata ishin duke punuar për një kompani nafte polake kur u rrëmbyen gjashtë muaj më parë nga talibanët, transmeton portali arbresh.info.
Gjashtë punonjësit e firmës Geofizyka Krakow u liruan natën e së dielës dhe u transferuan në qytetin kryesor në rajonin veriperëndimor të Pakistanit Jugor Waziristan, sipas Muhammad Tahirit, administratorit politik të qytetit.
Rrethanat e sakta të lirimit të punëtorëve janë ende të paqarta. Ambasada Polake i referoi të gjitha pyetjet në ministrinë e jashtme në Varshavë.
Punëtorët pakistanezë u rrëmbyen nga automjetet e tyre në nëntor, 80 kilometra nga qyteti veriperëndimor i Dera Ismail Khan.
Në vitin 2008, një inxhinier polak që punonte për firmën u rrëmbye nga talibanët pakistanezë pranë qytetit veriperëndimor të Attock dhe iu pre koka disa muaj më vonë./Arbresh.info
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...