Nxënësit e rrëmbyer nga një shkollë në rajonin veriperëndimor të Kamerunit janë liruar, thonë zyrtarët.
Sipas mediave, 79 nxënës dhe tre persona të tjerë u rrëmbyen të dielën në kryeqytetin e rajonit, Bamenda.
Drejtori i shkollës, shoferi dhe një mësues janë ende në robëri, raporton BBC.
Rrethanat e lirimit të nxënësve nuk janë të qarta, por autoritetet thonë se po merren në pyetje para se të ribashkohen me prindërit e tyre.
Sipas Kishës Presbyteriane të Kamerunit, përcjell bw, studentët u braktisën në një nga ndërtesat e tyre në qytetin Bafut, rreth 24 km nga Bamenda.
Kisha gjithashtu zbuloi se rrëmbimi i së dielës ishte rasti i dytë në të njëjtën shkollë në më pak se një javë.
Ministri i Komunikimit, Issa Bakary Tchiroma, tha për AFP se “të gjithë 79 nxënësit janë liruar”, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...
Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...
Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë
Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kr...