Liderët myslimanë britanikë kanë dënuar sulmin e së mërkurës që goditi zemrën e Londrës, transmeton portali arbresh.info.
Ata e kanë quajtur këtë sulm qyqar.
Këshilli Mysliman i Britanisë foli kundër mizorisë në Westminister dhe u lut për viktimat e sulmit, ku mbetën pesë të vdekur dhe 50 të plagosur.
“Ky sulmi ishte frikacak dhe i çoroditur”, tha sekretari i përgjithshëm i grupit, Harun Khan.
“Nuk ka kurrfarë arsyetimi për një akt të tillë”.
“Përgjigja më e mirë për këtë zemërim është të sigurohemi që ne të jemi të bashkuar në solidaritet dhe të mos lejojmë terroristët të na ndajnë”, raportohet të ketë thënë ai për the Guardian.
Udhëheqës nga besime të ndryshme, hebrenj, myslimanë, të krishterë, sikh dhe hindutë do të takohen në Scotland Yard./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...