Liderët e NATO-s të buzëqeshur pas mbërritjes në Bruksel

11:47 | 24 Mars 2022
A Z

Para pak minutash presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka mbërritur në Bruksel bashkë me udhëheqësit e NATO-s, për të diskutuar hapat e tyre të ardhshëm në përgjigje të pushtimit rus ndaj Ukrainës.

Udhëheqësit e NATO-s përshëndetën njëri-tjetrin më shtrëngime duarsh dhe buzëqeshje.

Udhëheqësit politikë, duke përfshirë kryeministrin anglez Boris Johnson, Emmanuel Macron të Francës dhe presidentin amerikan Joe Biden, janë vendosur të diskutojnë shkallën në të cilën aleanca mund të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën./arbresh.info/