
German Chancellor Olaf Scholz speaks during a state visit to Yad Vashem World Holocaust Remembrance Center in Jerusalem, March 2, 2022. REUTERS/Ronen Zvulun
Kancelari gjerman Olaf Scholz zhvillon javën e ardhshme vizitën e tij të parë në Ballkan. Në Selanik ai do të zhvillojë një takim me krerët e vendeve anëtare të SEECP.
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë javën e ardhshme Ballkanin. Këtë e bëri të ditur të premten, më 3 qershor në Berlin, në konferencën rregullt për shtyp, zëvendës-zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner.
Më 10 qershor kancelari gjerman do të jetë në Kosovë, ku, veç liderëve të Kosovës, do të takohet edhe me përfaqësues të trupave gjermane të KFOR-it. Qysh atë ditë Scholz do të vijojë udhëtimin në Serbi.
Po atë ditë në Selanik ai do të zhvillojë një takim me krerët e vendeve të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP.), një forum politik ky, i iniciuar në Sofje në vitin1996.
Ai konsiderohet si ombrella politike e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, që është krijuar në vitin 2008, si pasardhës i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Kryesinë e SEECP aktualisht e ka Greqia, mbi bazën e parimit të rotacionit.
Të nesërmen, më 11 qershor, Scholz do të vijojë udhëtimin në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.
“Fokusi i udhëtimit do të jetë perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe”, tha Büchner.
Tejkalim i bllokadave dypalëshe
Është hera e parë që kur ka marrë postin si kancelar i Gjermanisë që Olaf Scholz viziton rajonin e Ballkanit Perëndimor. Itinerari i kancelarit Scholz tregon njëkohësisht se cilat janë tri sfidat aktuale të politikës së jashtme gjermane në rajonin e Ballkanit, të cilin koalicioni aktual e ka shpallur prioritet: mungesa e përparimit në procesin e dialogut Serbi-Kosovë, ngecja e Procesit të Berlinit dhe bllokimi i Bullgarisë për çeljen e negociatave më Maqedoninë e Veriut, e rrjedhimisht edhe Shqipërinë.
Politikani socialdemokrat, i cili në kabinetin e mëparshëm të demokristianes Angela Merkel ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i financave, ka deklaruar në thuajse çdo fjalim të tij mbi politikën e jashtme se dëshiron të dërgojë një mesazh të qartë për perspektivën evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Këtë ai e përsëriti edhe në një takim që pati të enjten me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, “Është shumë e rëndësishme që tani të vihet në zbatim premtimi i kahershëm se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë evropiane dhe se dikur do t’i bashkohen Bashkimit Evropian”. /DW
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...