Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas zhvilloi sot një vizitë të panjoftuar në qytetin bregdetar të Zuwara, në Libi, ku do të zhvillojë bisedime me kreun e qeverisë së Unionit Kombëtar (GNA) Fayez al-Sarraj, që mbështetet nga Kombet e Bashkuara.
Libia ka të paktën dy administrata konkurruese, Qeveria e Paktit Kombëtar të Serraj (GNA), me seli në kryeqytetin Tripoli, dhe një tjetër në qytetin lindor të Tobrukut që i përket komandantit Khalifa Haftar i cili udhëheq të vetëquajturën Ushtria Kombëtare e Libisë.
Revolta e vitit 2011 që rrëzoi diktatorin Moamer Gaddafi, e çoi vendin e pasur me naftë në anarki.
Që prej prillit, Haftar është përpjekur të marrë kontrollin e Tripolin nga forcat e GNA-së të njohura ndërkombëtarisht.
Përpjekjet diplomatike për të ndërmjetësuar zgjidhjen mes dy qeverive kanë dështuar.
Gjermania dëshiron të ndërmjetësojë për zgjidhjen e këtij konflikti dhe të krijojë një konferencë ndërkombëtare. Deri tani janë zhvilluar tri takime përgatitore.
Në shtator, kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi se konflikti në Libi mund të shndërrohej në një luftë mes grupeve në Siri./atsh/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit