Kryetarja e Frontit Kombëtar francez, Marine Le Pen, bën thirrje për heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, të cilat, sipas saj, nuk kanë absolutisht asnjë dobi, përveçse “të bëjnë evropianët të vuajnë”.
“Shpresoj” se sanksionet kundër Rusisë së Vladimir Putinit do të zhduken për të parandaluar që Evropa të përballet me një ndërprerje, veçanërisht në lidhje me importet e gazit”; deklaroi kreun e Kuvendit kombëtar, me rastin e një konference për shtyp në Asamblenë Kombëtare në Paris.
“Këto sanksione nuk i shërbejnë absolutisht asgjëje, përveçse për të bërë popujt evropianë të vuajnë dhe, ndër të tjera, popullin francez”, vazhdoi kandidatja e mundur nga Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale franceze prillin e kaluar. /atsh/
Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme
Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen n...
Oficeri Alban Haziri u shpall ndër sportistët më të dalluar ...
Reshje të shumta e vërshime – Droni i Reuters’it tregon gje...
Numërohen 90% e votave me kusht, kjo është renditja e partiv...
Jon Ismajli e Arbër Sinani rikthehen tek Prishtina