Le Pen në borxhe, banka ruse i kërkon të paguajë kredinë prej 9 milionë eurove

epa05697305 Leader of France's far-right party Front National (FN) and candidate for the 2017 French Presidential election, Marine Le Pen, delivers a statement on her new year wishes to the press at her campaign headquarters in Paris, France, 04 January 2017. The 2017 presidential elections will be held on 23 April and 07 May 2017. EPA/IAN LANGSDON

18:32 | 4 Janar 2017
Trina Galanxhi

Liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, është thirrur nga një bankë ruse që të pagujë kredinë prej 9 milionë eurove.

Agjensia e Sigurimit të depozitave bankare ruse i ka bërë thirrje asaj të paguajë kredinë që në fillim i ishte dhënë nga një bankë ceko-ruse, shkruan Le Monde, transmeton arbresh.info.

Le Monde shkruan se Fronti Nacional është duke vepruar në sajë të dy kredive, një në vlerë të 9 milionë eurove dhe një tjetër në vlerë të 2 milionë eurovë, që datojnë nga viti 2014.

Gazeta franceze thotë se në fund të dhjetorit, autoriteti i sigurimit banker ka thënë për agjënsinë e lajmeve ruse RNS se ka filluar procedurat për rimbursim.

Le Pen muajin e kaluar i ka huazuar 6 milionë euro nga një kompani në pronësi të babait të saj, Jean-Marie Le Pen, vlerë e cila do të përdoret kryesisht për të mbuluar shpenzimet e fushatës presidenciale.

Le Pen të martën tronditi opinionin botëror kur deklaroi se Krimea është pjesë e pandarë e Rusisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale