Liderja e ekstremit të djathtë, njëherit edhe kandidate për presidente të Francës, Marine Le Pen, është zotuar se do të detyrojë prodhuesit e makinave në vend të kthehen në Francë.
“Nuk më brengos nëse duhet t’u shpjegoj kompanive franceze se ata duhet të paguajnë taksa në Francë dhe jo të shmangin pasojat”, tha Le Pen në një intervistë televizive, transmeton arbresh.info.
“Një zgjidhje duhet bërë dhe zgjidhja duhet të jetë patritoke”, shtoi ajo.
Kompanitë e makinave franceze, përfshirë edhe Renault dhe PSA Peugeot Citroen, fabrikat e prodhimit i kanë në Spanjë dhe në një pjesë të Evropës Lindore.
Komentet e Le Pen kanë kanë bërë jehonë në Francë,sikurse komentet e Donald Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore. Trump ka premtuar se do të vendosë taksa të reja për prodhimin e makinave.
Sonazhet e fundit parashikojnë se Le Pen do të arrijë në raundin përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale në Francë./Arbresh.info
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj