Le Pen: Nacionalizmi francez do të jetë në qendër të fushatës

17:55 | 12 Janar 2017
Trina Galanxhi

“Franca është partnere me Shtetet e Bashkuara dhe me Rusinë në një betejë globale kundër terrorizmit. Franga dhe jo euro, do të jetë monedha që do të mbushë xhepat e qytetarëve në Francë. Kufijtë do të sigurohen me masa të ashpëra”.

Kjo është Franca që e parasheh liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, njëra ndër kandidatët kryesore për presidente në Francë, transmeton arbresh.info.

Vizioni i saj për Francën është, jo-globalizmit, jo BE-së, jo kufijve të hapur.

Le Pen se shansi i saj për të fituar zgjedhjet është përforcuar që nga vendimi i Britanisë për të dalë nga BE-ja dhe me zgjedhjen e Donald Trump si president në SHBA.

“Unë do ta ndryshoj Francën”, ka theksuar ajo me besueshmëri të madhe.

Sikurse Trump, Le Pen, nënë e tre fëmijëve dhe avokate, kërkon përmisim të marrëdhënieve më Rusinë.

Ajo dhe përkrahësit e saj vazhdimisht kanë qenë kundër migracionit, sidomos të emigrantëve që vijnë nga vendet myslimane dhe gjatë tërë kohës ajo ka theksuar se ‘ata do të deportohen’.

Megjithatë ajo për të zbutur sado pak situatën, thotë se nuk ka asnjë problem me pasuesit e besimit Islam, por është kundër radikalizmit islam.

Le Pen do të vazhdojë fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale nën sloganin ‘E para Franca’.  /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale