Ka ardhur koha për një rilindje europiane sepse Europa është në udhëkryq dhe zgjedhjet e majit do të jenë vendimtare, deklaroi sot ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, në konferencën paneuropiane ”The state of the Union”, që po zhvillohet në Firence.
‘’Së shpejti do të shohim dallimet dhe ndarjet ndërmjet atyre që duan të bllokojnë Europën dhe ata që duan ta lëvizin përpara, ata që kërkojnë zgjidhje ndërmjet iluzioneve dhe atyre që e shohin botën në sy’’, shtoi ai.
‘’Nuk është tepër vonë për të vepruar, por ne duhet të jemi të qartë në lidhje me rreziqet që na kërcënojnë duke filluar nga ndarjet dhe nga forcat centrifugale që në një farë mënyre shqetësojnë kontinentin tonë, si për shembull referendumi i Brexit tre vjet më parë”, përfundoi ai./atsh
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...