Shefi i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov. thotë se Rusia “nuk po përpiqet të detyrojë apo kërcënojë askënd”.
Ai në një konferencë të përbashkët me sekretaren e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss në Moskë thotë se është Rusia ajo që po kërcënohet, shkruan Reuters.
Lavrov pretendon se nuk ka pasur agresion rus mbi Ukrainën.
Ndërkohë, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss thotë se Lavrov i ka thënë asaj se Rusia “nuk ka plane” për të pushtuar Ukrainën.
Por ajo thotë se “ne duhet t’i shohim ato fjalë të ndjekura nga veprime”, duke shtuar “Ne duhet të shohim trupat dhe pajisjet që janë të vendosura në kufirin ukrainas të zhvendosen diku tjetër”.
“Për momentin është në një pozicion shumë kërcënues”, shton ajo. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...