Rreziku i luftës bërthamore është “serioz dhe real”, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë me televizionin shtetëror rus, duke shtuar se Kremlini dëshiron të “zvogëlojë të gjitha shanset për të rritur artificialisht këtë rrezik”.
“Ky është pozicioni ynë kyç, mbi të cilin ne bazojmë të gjitha vendimet tona. Rreziqet tani janë të rëndësishme. Ne nuk duam t’i ngremë artificialisht ato rreziqe. Rreziku është serioz dhe real, prandaj nuk duhet ta nënvlerësojmë”, tha Lavrov, transmeton portal arbresh.info

Konflikti në Ukrainë do të përfundojë me një marrëveshje, por përmbajtja e marrëveshjes do të varet nga situata ushtarake, shtoi Lavrov.
Gjatë intervistës, Lavrov tha se Kievi “vetëm bëhet sikur po merr pjesë në negociata”.
Ministri i Jashtëm rus tha se bisedimet Ukrainë-Rusi nuk po ecin përpara, sepse, sipas tij, Moska ende nuk ka marrë një përgjigjje nga ana e Kievit për propozimet e saj të fundit.
Detajet e propozimit nuk janë bërë publike./arbresh.info/
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...