Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha në një konferencë pas bisedimeve, se në takim ishte rënë dakord për një proces për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
Ai tha se bisedimet ishin të dobishme, delegacionet ruse dhe amerikane kishin dëgjuar njëri-tjetrin dhe ishin pajtuar që të krijonin kushtet për rikthimin e plotë të bashkëpunimit.
Ai tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO ishte i papranueshëm, sikurse ishte e papranueshme dhe prania e trupave të NATO-s në Ukrainë.
“I shpjeguam kolegëve tanë atë që Presidenti Putin ka nënvizuar vazhimisht, se zgjerimi i NATO-s, përfshirja e Ukrainës në NATO është një kërcënim direkt për interesat e Federatës Ruse dhe sovranitetit tonë”, tha Lavrov./voa
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...