Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka deklaruar se se çdo përpjekje për të filluar një konflikt të ri ushtarak në Ukrainën Lindore mund të përfundojë në shkatërrimin e vendit.
Deklarata erdhi mes tensioneve pasi komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura në Ukrainë akuzoi Moskën për grumbullimin e forcave ushtarake jo shumë larg kufirit të përbashkët dhe tha se separatistët rusë po shkelnin sistematikisht armëpushimin, transmeton portal arbresh.info
Kremlini i tha Ukrainës dhe vendeve perëndimore të mos “shqetësohen” për lëvizjen e ushtrisë ruse në kufirin ukrainas, pasi Kievi shprehu frikë se konflikti me rebelët pro-rusë në lindje mund të përshkallëzohej.
“Rusia po lëviz forcat e saj të armatosura në territorin e saj si të dojë,” tha Dmitry Peskov, një zëdhënës i presidentit rus, “por kjo nuk është një kërcënim për askënd dhe askush nuk duhet të shqetësohet”.
Pas një armëpushimi të gjatë në gjysmën e dytë të vitit 2020, konfliktet e armatosura kanë shpërthyer në Ukrainën lindore që nga janari, duke vrarë 19 ushtarë ukrainas. Të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për përshkallëzim.
Edhe SHBA ka shprehur shqetësimet në rritje për kërcënimet e fundit.
Konflikti ukrainas filloi menjëherë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia si vazhdim i revolucionit pro-perëndimor në Kiev që Moska donte ta parandalonte me çdo kusht.
Më shumë se 13,000 njerëz kanë vdekur në luftë që nga pranvera e 2014./arbresh.info/
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata