Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë dorë nga gjuha e ultimatumeve

22:33 | 5 Prill 2026
E.G

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i bëri thirrje SHBA të heqë dorë nga ultimatumet ndaj Iranit, ku presidenti Donald Trump, i kërkoi të hapë Ngushticën e Hormuzit, përndryshe të martën do të goditen ura dhe termocentrale.

Thirrjen, ministri e bëri gjatë një bisedë që pati me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi.

Siç u njoftua nga Ministria e Jashtme, Lavrov shprehu shpresën se përpjekjet për të çtensionuar luftën do të japin fryte dhe tha se SHBA-të mund të kontribuojnë duke “braktisur gjuhën e ultimatumeve dhe duke e rikthyer situatën në një rrugë negociuese”.

Ministria tha se të dyja palët “kërkuan përpjekje për të shmangur veprimet, përfshirë ato në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që mund të minojnë mundësitë e mbetura për avancimin e përpjekjeve politike dhe diplomatike për zgjidhjen e krizës”.

Pas kërcënimit, Irani reagoi ashpër duke i kërkuar Trump të ndalojë konflikti do të prekë të gjithë rajonin.

Megjithatë, presidenti amerikan është shprehur optimist për të arritur një marrëveshje me Iranin të hënën.

/rtsh.al/