Një studente kineze u detyrua të kërkojë falje, pas reagimit të ashpër ndaj fjalimit të saj të diplomimit në SHBA, gjatë të cilit ajo lëvdoi ajrin e freskët të demokracisë.
Nga podiumi në Universitetin e Marylandit, Yang Shuping hoqi një paralele mes ndotjes së ajrit në Kinë dhe kufizimit të lirisë së fjalës në vend.
“Sapo mora frymë jashtë aeroportit, u ndieva e lirë. Por shumë shpejt do të ndieja një tjetër lloj ajri, për të cilin do të jem mirënjohëse përjetë. Ajrin e freskët të lirisë së fjalës. Demokracia dhe liria e fjalës nuk duhen marrë kurrë të mirëqena”, tha Yang Shuping.
Mjaftoi ky përshkrim i përvojës së saj në SHBA dhe përdoruesit e zemëruar të medieve sociale në Kinë u hodhën kundër saj, duke e akuzuar si një tradhtare që denigron atdheun. Shumë prej tyre i kërkuan Shupingut që të qëndrojë në SHBA.
Fjalimi i saj në “Youtube” u pa mbi 50 milionë herë dhe, veç qytetarëve të thjeshtë, edhe mediet kineze u vërsulën kundër Yang Shuping.
Madje autoritetet lokale në qytetin e saj Kunming thanë se, nuk e kuptojnë përse ajo ankohet, pasi ajri në qytet ka qenë i mirë thuasje çdo ditë këtë vit.
E zënë në befasi nga ky reagim i ashpër, Shuping nxitoi të kërkojë falje në mediet sociale kineze dhe tha se e kishte marrë mësimin. Por jo të gjithë kinezët u shprehën kundër saj. Një pjesë e komentuesve në rrjetet sociale thanë se kinezët, edhe kur shkojnë në SHBA, nuk mund të kenë liri fjale.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...