Dhoma e ulët në Kongresin e Argjentinës nisi diskutimet rreth një projekt-ligji që synon të mbledhë 3.75 miliardë dollarë përmes një takse mbi pasuritë e mëdha për të financuar programe që do të ndihmojnë familjet e goditura nga pandemia e COVID-19.
Projekt-ligji i mbështetur nga qeveria mund të miratohet shumë shpejt nëse debati nuk vazhdon për një kohë të gjatë. Senati pritet të marrë në shqyrtim legjislacionin e ri para fundit të muajit pasi të kalojë nga Dhoma e Ulët.
Sipas këtij ligji, personat me më shumë se 2.5 milionë dollarë të ardhura, që janë rreth 12,000 individë, do iu vendoset një taksë e sheshtë 2%. Taksa do të rritet në mënyrë progresive me rritjen e kapitalit.
Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 35,700 persona në Argjentinë kanë vdekur nga COVID-19 që nga nisja e pandemisë./A2CNN
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...