Këshilltari i lartë i Presidentit Trump, Jared Kushner, ka përdorur një llogari private të emailit së bashku me llogarinë e tij zyrtare të Shtëpisë së Bardhë për të shkëmbyer mesazhe me zyrtarë të tjerë të administratës.
Politico raporton se në email përfshihet korrespondenca rreth mbulimit mediatik, planifikimit të ngjarjeve dhe subjekteve të tjera, transmeton portali arbresh.info
Avokati i Kushner, Abbe Lowell, tha se Kushner ishte në përputhje me rregullat e rregjistrimit të qeverisë duke dërguar të gjitha postat elektronike në llogarinë e tij zyrtare.
Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, Trump ka sulmuar rivalen e tij, Hillary Clinton për përdorimin e një server privat të postëts elektonike. Akuzat për përdorim të email-it privat janë bërë për periudhën kur ajo ishte sekretare e shtetit në administratën e Obamës./arbresh.info/
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...