Rezultatet e zgjedhjeve për kreun e ri të Partisë Konservatore Britanike, i cili do të marrë postin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, do të shpallen të hënën në orën 12:30 me kohën tonë, njoftoi sot agjencia Reuters.
Ministrja e Jashtme Liz Truss dhe ish-ministri i Financave Rishi Sunak luftuan për postin drejtues në zgjedhjet e brendshme partiake, transmeton portal arbresh.info
Reuters kujtoi se sondazhet e fundit të opinionit publik treguan se Truss ka më shumë mbështetje se Sunak dhe se, sipas të gjitha llogarive, ajo do të bëhet kryeministre e Britanisë së Madhe.
Boris Johnson dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit me 7 korrik të këtij viti dhe në një fjalim publik me atë rast tha se ishte e qartë se kjo ishte dëshira e Partisë së tij Konservatore.
Johnson ka thënë se do të mbetet kryeministër derisa të emërohet një pasardhës, pavarësisht thirrjeve që ai të hiqet nga detyra sa më shpejt të jetë e mundur.
Përpara se Johnson të shpallte dorëheqjen e tij, rreth 50 ministra dhe zyrtarë të shquar qeveritarë u larguan nga kabineti i tij për shkak të një numri të madh të skandaleve./arbresh.info/
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...