Kancelari austriak, Sebastian Kurz, u bë zëdhënësi sot i vendimit të një sërë vendesh europiane, të pakënaqura për mënyrën se si Bashkimi Europian po menaxhon fushatën e vaksinimit në kontinent.
Edhe pse qasja që kalon fillimisht nga BE-ja sipas tij është e drejtë, vonesat e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) e bëjnë të domosdoshëm fokusimin në mundësi të tjera. Dhe kjo mundësi lidhet pikërisht me bashkëpunimin e Vjenës dhe jo vetëm me Tel-Avivin.
“Austria, Danimarka dhe vendet e grupit First Mover (Norvegji, Greqi, Çeki, Singapor, Australi dhe Zelanda e Re) në të ardhmen nuk do t’i besojnë BE-së organizimin, por bashkë me Izraelin do të prodhojmë vetë vaksina të gjeneratës së dytë që mbrojnë edhe nga mutacionet”, deklaroi Kurzi para vizitës që kancelari do t’ia bëjë pikërisht në Izrael.
Sipas ekspertëve austriakë, dy të tretat e popullsisë së atij vendi do të vaksinohet një herë në vit kundër pandemisë dhe varianteve të saj më të rrezikshme.
Talenti shqiptar, Brajan Gruda: Gjithmonë krenar që luaj për...
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...