Gjatë qëndrimit në Belfast të Irlandës Veriore, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjithashtu vizitoi shkollën Nettlefield, për të parë nga afër dhe në praktikë zbatimin e sistemit të “Arsimit të Përbashkët” (Shared Education).
Përmes këtij sistemi, i cili gjen aplikim në rreth 900 shkolla në Irlandën Veriore, nxënës të komuniteteve të ndryshme kanë mundësi që së bashku të mësojnë dhe ndërveprojnë në aktivitete të ndryshme që përfshijnë sportin, artin dhe shkencën.
Kryeministri Kurti së bashku me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Disaporës, Liza Gashi dhe këshilltaren e tij për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Gowing, patën mundësinë që të bisedojnë me nxënësit e shkollës Nettlefield dhe St. Mathew’s dhe të dëgjojnë nga mësuesit dhe drejtorët për mënyrat dhe rezultatet që shkollat kanë shënuar në thyerjen e barrierave mes komuniteteve./Arbresh.info/
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës