Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në një takim miqësor, shkrimtaren franceze Sophie Kepes.
Znj. Kepes po qëndron në Kosovë për të prezantuar librin e saj “Çpërkatësia (Frëngjisht: Désappartenir), të cilin të përkthyer në shqip, lexuesit patën mundësi ta gjenin në Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë, në shtadin e botimeve të shtëpisë botuese Buzuku.
Bashkë me shkrimtarin Abdullah Zenelin diskutuan për titujt e klasikëve letrarë, për veprat e reja që po i shtohen letërsisë, dhe për rëndësinë e panaireve të librit në ruajtjen dhe nxitjen e kulturës së leximit.
“Sophie Kepes është shkrimtare, përkthyese, skenariste dhe pedagoge. Ajo është një figurë e njohur e letërsisë franceze bashkëkohore, me një karrierë që përshin romane, ese, përkthime dhe skenarë filmash. Ka dhënë mësim në krijim letrar dhe skenarin në Universitetin Paris 3 – Sorbonne Nouvelle.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së./Arbresh.info/

Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...