Kufiri midis Egjiptit dhe Gazës është ende i mbyllur, pavarësisht raporteve të mëparshme se ishte gati të rihapte për shtetasit e huaj.
Turmat janë mbledhur në vendkalimin Rafah, duke pritur që të kalojnë, raorton BBC transmeton Arbresh.info.
Rafah është në kufirin midis Gadishullit Sinai të Egjiptit dhe Gazës të qeverisur nga Hamasi dhe është i vetmi vendkalim në territorin që nuk kontrollohet nga Izraeli.
Nuk ka asnjë mënyrë që njerëzit të largohen nga Gaza tani – pasi të gjitha kalimet janë të mbyllura – dhe asnjë mënyrë për të hyrë ndihma.
Ministri i Jashtëm i Egjiptit tha se Izraeli nuk ka marrë ende një qëndrim për të lejuar hapjen e kalimit.
Dhe zyra e Benjamin Netanyahu ka mohuar raportet për një armëpushim që do të kishte lehtësuar hapjen e kalimit.
Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Izrael për të diskutuar lejimin e furnizimeve me ndihma në Gaza ndërsa dëshpërimi rritet për ushqim, ilaçe dhe karburant.
Sllovakia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ...
Trump: Izraeli nuk do të sulmojë më fushat e gazit të Iranit
Ngjarje e rëndë në Itali – vdes shqiptari pasi u godit nga t...
Rasti i 5 vjeçarit, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QP...
Dënohen me 75 vjet burg pesë të akuzuarit për 400 kilogramë ...
Qeveria e Kosovës miraton një sërë vendimesh