Presidenti kuban Raul Kastro paralajmëroi se ekonomia kubane u reduktua në vitin 2016, por hodhi poshtë mundësinë që vendi t’i kthehet kapitalizmit.
Duke parashikuar një zhvillim më të mirë në vitin 2017, ai gjithashtu tha se Kuba duhet të herë dorë nga frika e pabazuar ndaj kapitalit të huaj, diçka që shënon një ndryshim të mirëpritur.
“Ne nuk do të shkojmë drejt kapitalizmit dhe këtë mund ta harroni. Kështu thotë Kushtetuta jonë dhe unë do ta respektoj”, deklaroi Kastro para Parlamentit kuban. Presidenti, i cili ka premtuar shumë reforma ekonomike, tha se investimet e huaja janë një fushë që mund të përmirësohet dhe Kuba synon që ta çojë këtë në 2 miliardë dollarë në vit.
Kastro tha se është e nevojshmë që të lihet pas mentaliteti i vjetër plot paragjykime për investimet e huaja dhe se investimet në sektorin energjitik janë thelbësore.
Sipas autoriteteve kubane, ekonomia e vendit u tkurr me 0,9% në gjashtë muajt e fundit të vitit./tch/Arbresh.info
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën