Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është shoqëruar nga gruaja e tij në udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë vendit.
Në momentine arritjes në Arabinë Saudite, Zonja e Parë është parë duke zbritur nga aeroplani e shoqëruar nga burri i saj, transmeton portali arbresh.info
Por në pamjet e mëvonshme ajo nuk është shfaqur. Gjatë takimit me mbretin e Arabisë Saudite, ai është shoqëruar nga vajza e tij, Ivanka Trump dhe burri i saj, njëherit edhe këshilltari i Donald Trump, Jared Kushner.
Kohëve të fundit ka pasur spekulime se marrëdhëniet mes Melania dhe Ivanka Trump nuk janë të mira, megjithatë një lajm i tillë është mohuar nga Shtëpia e Bardha.
Vajza e Donald Trump tani ka zyrën e saj në Uashington, ndërsa gruaja e tij vazhdon të jetojë në Nju Jork.
Megjithatë, pamjet e mëvonshme kanë nxjerrë në pah se në takim me mbretin e Arabisë Saudite ishte e pranishme edhe Melania./Arbresh.info

Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali