Nuk del në publik prej një jave vajza e madhe e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Ivanka Trump u kthye më herët nga Roma duke u tërhequr në jetën private.
Mediat amerikane, por jo vetëm kanë vënë në dukej mungesën e saj edhe gjatë debatit të madh që po bëhet për marrëveshjen e klimës.
Të njëjtat burime shkruajnë se Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner mund t’i kthehen biznesit privat. Ajo mban postin e këshilltares së Presidentit, por pas kthimit nga Roma është mbyllur në shtëpinë e saj në Kalorama të Washington në afërsi të vilës së familjes Obama, transmeton lapsi.al
Ajo ka bërë vetëm një postim në Twitter në orën 21:22 të së premtes në 1 qershor ku shpreh mbështetje për miqtë LGBT. Por ajo u zhduk edhe në konferencën për shtyp të babait të saj kur lajmëroi daljen nga marrëveshja e klimës ku ishin të gjithë të besuarit e tij. Me siguri ajo është kundër këtij vendimi. Sipas saj SHBA nuk mund të dalë kundër botës për një çështje të tillë kaq të rëndësishme për planetin.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...