Google ADS

Ku është paga më e madhe?

17:29 | 27 Shkurt 2015
Arbresh Info

Pagën më të ulët minimale në Bashkimin Evropian e ka Bullgaria me 184 euro,  ndërsa më e larta është 1,923 euro, ose pothuajse 11 herë më e madhe se Bullgaria, dhe këtë rrogë e marrin punëtorët e Luksemburgut.

Në grupin e parë, ku paga minimale është nën 500 euro, pavarësisht Bullgarisë janë vendet e Evropës Lindore dhe Kroacisë.

Në grupin tjetër, me një pagë prej 500 deri në 1,000 euro është Sllovenia dhe vendet e Evropës jugore, ndërsa Gjermania, Britania e Madhe, Franca, vendet skandinave dhe vendet e Beneluksit janë në grupin me një pagë minimale më të lartë se 1,000 euro, sipas të dhënave të lëshuara sot nga Eurostat.

 

Shpërndaje në rrjete sociale