Për herë të parë pas 50 vitesh njerëzimi po kthehet në Hënë – duke udhëtuar më larg se më parë larg Tokës. Katër astronautët do të udhëtojnë mbi 8 milionë kiilometra rreth satelitit në Misionin Artemis II.
Misioni është caktuar të lansohet me 1 prill me synim të hulumtimit të mjedisit të panjohur të Hënës dhe do të jetë një hap i parë për zbarkim dhe në fund një bazë hënore.
Hap i parë ky i adaptimit me jetën në një botë tjetër.
Por udhëtimi përmbanë rreziqet e veta, ekipazhi do të udhëtojë me një fluturake që s’është shfrytëzuar më parë për transport njerëzish dhe që ka fluturuar vetëm një herë më parë.
Raketa SLS është 98 metra e gjatë dhe u lëshua më 2022 për misionin Artemis II pa astronautë. Kjo ësdhtë raketa më e fuqishme që agjencia hapësinore ka prodhuar ndonjëherë dhe do të niset në Qendrën Hapësinore Kennedy në Kepin Canaveral në shtetin e Florida të SHBA’së. Misioni pritet të zgjasë dhjetë ditë.
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...