Moska nuk arriti ta kalojë rezolutën e saj të ndihmës në Siri, pasi një ditë më parë vendosi veto ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit së bashku me Kinën.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së hodhi poshtë të mërkurën projekt-rezolutën ruse, e cila kërkonte të zgjasë ndihmën ndërkufitare për Sirinë për gjashtë muaj përmes një porte kufitare.
Propozimi rus fitoi vetëm mbështetjen e Kinës, Vietnamit dhe Afrikës së Jugut dhe votën e saj. SHBA, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Belgjika, Estonia dhe Republika Dominikane votuan kundër projekt-rezolutës, të cilës i duheshin të paktën nëntë vota “pro”.
Tunizia, Nigeri, Indonezia, Shën Vincenti dhe Grenadinet abstenuan.
Rezoluta ruse kërkoi të zgjasë mekanizmin ndërkufitar për gjashtë muaj të tjerë dhe të kufizojë numrin e pikave të kalimit në vetëm Bab Al-Hawa.
Të martën, Rusia dhe Kina vendosën veto ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të zgjatur dërgesat e ndihmës nga Turqia në Siri.
Autorizimi, i cili ka hyrë në fuqi që nga viti 2014 do të skadojë të premten. Rezoluta u hartua nga Gjermania dhe Belgjika.
Sipas rezolutës aktuale, ndihma e OKB-së dorëzohet nga Turqia në veri-perëndim të Sirisë përmes vendkalimeve kufitare Bab al-Hawa dhe Bab al-Salam.
Moska argumenton se vendkalimi Bab Al-Hawa mund të mbulojë të gjitha nevojat humanitare të popullatës në Idlib, ndërsa Bab Al-Salam siguronte vetëm 14 për qind të dërgesave të përgjithshme të ndihmës.
Megjithatë, zyrtarët e OKB-së kanë përsëritur se të dy kalimet nga Turqia në Siri janë “një rrugë shpëtimi për miliona civilë të cilët OKB nuk mund t’i arrijë me mjete të tjera”.
Sipas OKB-së, 70 për qind e 3 milionë banorëve të provincës së Idlibit kanë nevojë për ndihmë humanitare.
Siria është përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Bashar al-Asad u përpoq të shtypë me dhunë të paparë protestat pro-demokracisë.
Që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë zhvendosur./AA/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...