Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar njëzëri rezolutën për personat e zhdukur në situata të konflikteve.
Vetëm në vitin 2018, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqi të Kuq, llogariten mbi 45.000 persona të zhdukur në konflikte, anë mbanë botës.
Kryetari i Komitetit, Peter Maurer, i tha Këshillit të Sigurimit se të dhënat e vitit të kaluar “janë maja e Ajsbergut, dhe nuk paraqesin shtrirjen e vërtetë të problemit, dhe as vuajtjet e secilës familje”.
Komitetit Ndërkombëtar të Kryqi të Kuq ishte mandatuar nga Konventat e Gjenevës, për të mbikëqyrur çështjen e personave të zhdukur.
Maurer tha se për zgjidhjen e kësaj çështje nevojitet “vullnet i fortë politik dhe bashkëpunim” nga palët që gjenden në konflikte.
Rezoluta e hartuar nga Kuvajti u bën thirrje palëve të kërkojnë dhe të mbajnë llogari për të gjithë të zhdukurit.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...