Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti sot një delegacion nga Zyra përfaqësuese e Taipeit në Hungari me të cilët diskutoi për mundësitë për investime nga Taiwani në Kosovë.
Rafuna theksoi se të dy palët duhet të zgjerojnë kontaktet ekzistuese dhe të vendosin marrëdhënie të mira biznesore në mes të dy vendeve, në mënyrë që të promovohen mundësitë e investimit në sektorë potencial.
“Kosova ofron mundësi të farvorshme për investime“, u shpreh Rafuna dhe shtoi se “përparësitë e Kosovës ofrojnë mundësit për përfitime për investitorët nga e tërë bota”.
Palët u dakorduan të shkëmbejnë informacione rreth hulumtimit të tregut për të identifikuar mundësitë e bashkëpunimit ndërbiznesor, të organizohen misione tregtare si dhe pjesëmarrje reciproke në panaire të organizuara nga të dyja vendet.
Rafuna gjithashtu propozoi që përveç takimeve B2B të organizohen edhe takimet G2G, gjë e cila mundëson diskutimin dhe tejkalimin më të lehtë të barrierave biznesore për investim në vendin tone./arbresh.info/

Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...