Google ADS

Kryeqyteti spanjoll goditet nga stuhia dhe breshëri

10:22 | 27 Gusht 2019
A. B.

Rrugët e kryeqytetit spanjoll janë vërshuar nga uji dhe breshëri pas një stuhie të madhe dhe të papritur që e goditi qytetin të hënën pasdite.

Në pamjet e publikuara në internet shihet se si uji i merr me vete veturat e parkuara në rrugë në pjesën jugore të Madridit.

“Një stuhi e fuqishme e ka goditur pjesën juglindore të Madridit. Këto janë pamjet e para të rrugëve në Arganda, ku qielli është tërbuar brenda pak minutash”, shkroi eksperti i klimës, Mario Picazo.

Disa pjesë të autostradave M40 dhe M30 janë bllokuar nga uji, ndërsa nga vërshimet janë prekur edhe linjat e metros.

Në Arganda kanë rënë 40 litra breshër për metër katror nga ora 5 e 30 minuta deri në orën gjashtë.

Së paku 50 vetura janë dëmtuar vetëm në këtë pjesë, ndërsa dëmtime ka pasur edhe në vreshta, shkruan “OlivePress”, transmeton Gazeta Express.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm