Kryeministrja e Britanisë: Të shqyrtohet plani i Brexit-it

20:47 | 12 Tetor 2016
M. A.

Kryeministrja britaneze Theresa May, ka thënë se do të lejoj parlamentin ta rishqyrtoj planin e saj për Brexit përpara se të fillojë procesi formal i daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, por hodhi poshtë thirrjet për një votim të kushteve.

Vendimi i saj bëri që vlera e funtës të përmirësohet pas një jave të tmerrshme, me spekulimet që anëtarët e parlamentit do të jenë në gjendje të zbusin qasjen e qeverisë ndaj Brexit-it, transmeton arbresh.info.

Por May nguroi aktivizimin e nenit të 50 të Traktatit të Lisbonës të Bashkimit Evropian para se parlamenti të jap votën e vet për këtë plan i cili zyrtarisht fillon Brexit-in.

E pyetur në Dhomën e Përfaqësuesve nëse do të kishte votim ajo tha: ” Ideja se parlamenti në njëfarë mënyre nuk do të jetë në gjendje për të diskutuar, debatuar, e për të bërë pyetje   rreth çështjeve te Brexit-it  ishte plotësisht e gabuar.”

Ajo e bëri të qartë se çdo shqyrtim nuk do të ndryshojë rezultatin e votimit të Britanisë me 23 qershor të largohet nga BE-ja./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale