Kryeministrit të Singaporit i bie të fikët gjatë fjalimit tre orësh

20:28 | 21 Gusht 2016
M. A.

Kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong është sëmurë nga qëndrimi i gjatë në këmbë, të nxehtit dhe dehidrimi gjatë adresimit kombit.

Pas intervenimit të mjekëve Loong ka vazhduar fjalimin dhe ka porositur pasardhësin e tij që të jetë i gatshëm që ta marrë detyrën pas këtyre zgjedhjeve.

Takimi u pezullua përkohësisht për shkak se kryeministri 64 vjeçar kryeministri papritmas u ndal gjatë fjalimit në gjuhën angleze , pas dy fjalimeve që kishte mbajtur në dy gjuhë tjera.

Mjekët e kanë kontrolluar gjendjen e kryeministrit dhe kanë thënë se zemrën e ka të shëndoshë dhe se nuk ka pasur sulm në tru, por dobësimi fizik i ka ardhur për shkak të qëndrimit të gjatë në këmbë, të nxehtit dhe dehidrimi. Kjo është postuar në llogarinë e kryeministrit në Twiter.

Në ditën kombëtare të Singaporit kryeministri tradicionalisht u drejtohet kombeve që jetojnë në tri gjuhë të ndryshme që zgjat rreth tri orë.

Shpërndaje në rrjete sociale