Google ADS

Kryeministri Zaev sot vaksinohet me vaksinën kineze

09:27 | 6 Maj 2021
A. B.

Sot kryeministri Zoran Zaev do të vaksinohet me vaksinën kundër coronavirusit.

:Ju njoftojmë se sot 06.05.2021 (e enjte), në ora 12:00, kryeministri Zoran Zaev do të vaksinohet me pikën vaksinale në sallën sportive ‘Boris Trajkovski’”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar për shtyp.

Duke marrë parasysh se vaksinimi po bëhet me vaksinën kineze, pritet që sot kryeministri ta pranojë vaksinën kineze “Sinofarm”, për të dhënë shembull për qytetarët.

Më herët edhe ministri Venko Filip;e tha se do të vaksinohet me vaksinën kineze ndërsa sipas tij, të gjitha vaksinat janë të sigurta./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale