Kryeministri turk, Binal Yildirim, ka paralajmëruar se kriza në rritje mes Katarit dhe vendeve arabe mund të kthehet në një problem global.
“Një zonë e re e problemeve që mund të krijohet këtu (Katar) nuk do të kufizohej në rajon”, tha Yildirim, duke iu drejtuar disa figurave të biznesit në kohë iftari në Stamboll, transmeton portali arbresh.info
“Rreziku i kësaj çështjeje nga një problem rajonal do të mund të kthehen në problem global për shkak të natyrës gjeostrategjike”, shtoi ai.
Ai u ka bërë thirrje palëve të përfshira që ‘të veprojnë me përgjegjësi dhe të konstribuojnë në zvogëlimin e tensioneve’.
Yildirim gjithashtu ka theksuar se Turqia do të bëjë të pamundurën për të lehtësuar tensionet./Arbresh.info
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit